Fenerbahce e huazon Kemal Ademin tek ekipi tjetër turk

PUBLIKUAR

Sulmuesi Kemal Ademi ka ndërruar ambient këtë afat kalimtar dimëror. Ai ka kaluar nga Fenerbahce në Karagümrük.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi i Fenerbahces përmes një postimi në profilin e tyre në Twitter.

Ademi shkon në Karagümrük në formë huazimi deri në fund të sezonit, shkruan Gazeta Express.

Reprezentuesi zviceran arriti në Fenerbahce verën e kaluar nga ekipi zviceran, Basel.

Deri tash ai është paraqitur vetëm 10 herë në të gjitha garat, ndërsa ka realizuar një herë në Kupë dhe ka bërë një asistim në ligë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...