Fëmijët në Raka, ‘të torturuar’ me vite

PUBLIKUAR

Fëmijët që ikin nga qyteti verior i Sirisë, Raka, i cili është nën kontrollin e grupit militant Shteti Islamik qysh në vitin 2014, janë torturuar me vite, tha organizata bamirëse Save the Children.

Grupi me seli në SHBA tha se fushata bombarduese ka rritur “ankthet” e fëmijëve në kryeqytetin e vetëshpallur të Shtetit Islamik.

“Fëmijët e Rakas mund të duken normalë nga jashtë, por nga brenda shumica vuajnë nga ato që kanë parë”, tha drejtorja e Save the Children, Sonia Khush.

“Ne rrezikojmë të dënojmë një brez fëmijësh me vuajtje të përjetshme, nëse gjendja e tyre mendore nuk trajtohet”, tha ajo.

Save the Children tha se mund të duhen dekada për këta fëmijë që t’i kapërcejnë vështirësitë psikologjike. /REL

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...