Fëmijët i dhuruan lule Kryetarit Ahmeti për Ditën e Pranverës

PUBLIKUAR

Nxënësit parafilloristë nga sh.f.m.u “Ismajl Luma” në Lipjant të shoqëruar nga Drejtori i shkollës dhe edukatoret e tyre, kanë vizituar sot insitucionin e komunës konkretisht kryetarin Imri Ahmeti të cilit i dhuruan lule të punuar nga vetë ata, në shenjë simbolike për Ditën e Pranverës.
Me këtë rast, kryetari Imri Ahmeti i ka falenderuar nxënësit për vizitën e tyre të këndshme si dhe ju ka uruar shëndet e suksese në jetë, njoftoi Komuna.
Kryetari Ahmeti, gjatë këtij takimi ka bashkëbiseduar me nxënës edhe për kushtet e tyre në shkollë si dhe ka bërë të ditur se si kryetarë i komunës është vazhdimisht duke u angazhuar në përmirësimin e jëtë së qytetarëve, e në veçanti të fëmijëve.

SHIKO MË SHUMË

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...