Fëmijët e femrave të cilat kanë kaluar kimioterapinë i ndiejnë pasojat disa vite më vonë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Efektet e shërimit intensiv janë të njohura, mirëpo ky hulumtim i ri është i pari i cili tregon dëmin të cilin e trashëgon gjenerata e ardhshme.

Shkencëtarët kanë zbuluar që pasardhësit e femrave të cilët u janë nënshtruar kimioterapisë para shtatzënisë kanë shanse 70% më pak që vetë të lindin fëmijë.

Efektet e shërimit intensiv në aftësinë riprodhuese të pacientes janë mirë të njohura, mirëpo ky hulumtim i ri është i pari që tregon dëmin të cilin e trashëgon gjenerata e ardhshme.

Ekspertët besojnë që barnat për kimioterapi, të cilat depërtojnë në qarkullim gjaku dhe përhapen në tërë trupin, mund të ndryshojnë informacionet gjenetike të qelizave trashëguese.

Efekti i këtillë nuk është shënuar te fëmijët e meshkujve të sëmurë nga kanceri, me siguri për shkak të faktit që sperma vazhdimisht rigjenerohet, ndërsa femra lind me të gjitha vezoret të cilat do t’i ketë ndonjëherë, transmeton Telegrafi.

Femrat e shëruara nga kanceri derisa kanë qenë në moshë riprodhuese, gjithnjë e më shumë nxiten në ruajtjen e aftësive të tyre riprodhuese me ngrirje të thellë të qelizave vezore.

Rezultatet e studimit të Universitetit në Utah kanë zbuluar që fëmijët të cilët janë lindur pasi që nënat e tyre janë trajtuar me kimioterapi, kanë pasur 72 për qind më pak fëmijë në krahasim me popullatën e përgjithshme.

Sa për krahasim, fëmijët e prindërve të cilët i janë nënshtruar të njëjtit tretman, kanë pasur vetëm dy për qind më pak fëmijë.

Rezultatet theksojnë rëndësinë e ofrimit të shërbimeve në ruajtjen e aftësisë riprodhuese para kimioterapisë të gjitha pacienteve të cilat janë me kancer në moshën riprodhuese, ndërkaq dëshirojnë të kenë fëmijë dhe nipër në të ardhmen.

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...