Fëmijët e Aleppos: Historitë që zgjuan reagimet për luftën në Siri (Video, +16)

PUBLIKUAR

Lufta në Aleppo ka lënë pas shumë dhimbje, varfëri, trishtim, lot të cilat asgjë nuk i dokumenton dot më qartë sesa imazhet e fëmijëve të pafajshëm të Sirisë.

Ishin pikërisht fotografitë, të cilat herë pas here ngrinin këmbanat e alarmit se në vendin e rrënuar nga lufta, dikush duhej të tërhiqej.

Vuajtja e fëmijëve ndoshta ishte edhe ajo që e vendosi Sirinë në hartën e veprimit. Po kush janë ata? Simboli i tragjedisë humanitare, ishte ai që u njoh si “djali i bregut të detit”, Alan Kurdi, që u gjet i mbytur pasi familja e tij tentoi të largohej nga Siria nëpërmjet detit Mesdhe, shkruan Top Channel.

Pas tij erdhën pamjet e “djalit të ambulancës”, Omran Daqneesh, vogëlushit, i cili i mbuluar në gjak pafajësish fërkonte sytë. Ai u plagos pak ditë pasi vëllai 10-vjeçar i tij Ali, humbi jetën.

Lufta ka lënë me mijëra të plagosur. Ndërsa sapo kishte humbur të ëmën, djaloshi që i shpëtoi sulmit me gaz pyeste vazhdimisht infermieren: A do të vdes unë zonjushe? A do të vdes?

Terrorin e tregon edhe fytyra e vajzës së vogël, e cila mes lotësh dhe e gjakosur kërkonte familjen e saj.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...