Fëmijë më gjymtyrë të prera, të shitur për pak para, jeta e tmerrshme e albinëve në Afrikë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Albinët e Tanzanisë janë duke u “gjuajtur sikur të ishin kafshë” për shkak se nevoja për para dhe influencë i detyron familjet që të dashurit e tyre t’i kthejnë në gjësende tregtie për disa nga njerëzit më të fuqishëm të vendit.

Në Tanzani besohet se pjesët e trupi të një fëmije albino sjellin pasuri ose fat, dhe për këtë njerëzit paguajnë rreth 3.000 deri në 4.000 dollarë për një gjymtyrë dhe deri ne 75.000 dollarë për tërë trupin, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Njerëzit e prekur nga albinizmi janë zakonisht të sulmuar nga njerëzit që dëshirojnë t’ia marrin gjymtyrët, një akt që i lë ata të gjymtuar, e ndonjëherë të vdekur.

Një nënë me djalin e saj

Albinizmi, një çrregullim gjenetik i cili shkakton mungesën e plotë të pigmenteve të lëkurës, flokëve dhe syve, prek një në 1.400 qytetarë të Tanzanisë, shpesh si rezultat i incesteve në komunitetet rurale, thonë ekspertët.

Në vendet e perëndimit, një në 20.000 persona janë albinë.

Që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave, janë bërë 74 vrasje dhe 59 të tjerë i kanë mbijetuar sulmeve. Madje edhe të vdekurit nuk janë të sigurt: 16 varre janë grabitur.

Dhe këto janë vetëm rastet e shënuara.

Një fëmijë albino që i mbijetoi sulmit

Rasti i fundit i shënuar është i 4 vjeçarit, Pendo Emmanuelle Nundi i cili ishte rrëmbyer në muajin dhjetor.

Babai dhe xhaxhai i saj ishin arrestuar për shkak se ishin të lidhur me zhdukjen e tij, por edhe pse u dha shpërblim prej 1.130 dollarëve për personin që e gjen, policia ende nuk ka asnjë informacion.

Fëmijët mbahen në qendra të sigurta për ta

Organizatat bamirëse që jetojnë në atë zonë kanë thënë se nuk kanë shumë shpresë për kthimin e saj të gjallë, sepse kur i dëgjojnë historitë e të mbijetuarve, shuhen shpresat se do të gjendet e gjallë.

Mëigulu Matonange ishte vetëm 10 vjeçar kur ai u sulmua nga dy persona ndërkohë që po kthehej nga shkolla me një shok të tijin.

Ata ia prenë krahun e tij të majtë, përpara se të zhdukeshin në xhungël.

Në rastin e këtij të fundit, dy personat ishin të huaj të cilët ai kurrë nuk i kishte parë.

Ata që jetojnë me albinizëm në Tanzani frikësohen, për shkak se varfëria është e madhe, e çmimi për ta është i madh.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...