Një djalë 6 vjeçar ishte lidhur “si qen” nga babai i tij i dhunshëm ka nxitur reagim të madh të shoqërisë në Ukrainë.
Fëmija, në kohën kur u gjet, ishte i ulur në gjunjë dhe gjithashtu duart i kishte të lidhura në derë. Ai u gjend nga policia dhe fotografitë e momentit të gjetjes u publikuan në rrjetet sociale, që nxiti reagime të mëdha edhe në media ndërkombëtare, raporton Daily Mail, transmeton Gazeta Express.
Ai kishte shenja të dhunës në trupin e tij, të cilat babai i ka konfirmuar se ishin shkaktuar nga ai, për shkak të “qëllimeve edukative”.
Autoritet tani kanë vepruar dhe e kanë larguar fëmijën nga babai 36 vjeçar dhe njerka e tij 27 vjeçare, thuhet nga mediat e Ukrainës. “Ai ishte lidhur si qen” tha një gazetar.
Djaloshi është larguar tërësisht nga fshati Aidar-Mykolaivka që gjendet në rajonin Luhansk. /GazetaExpress/






