Federata Ndërkombëtare e Xhudos: Kosova vazhdon të mahnisë

PUBLIKUAR

Kosova mori pjesë në Mastersin e Dohas me pesë garues, katër nga të cilët u kthyen me medalje.

Distria Krasniqi fitoi të artën, kurse Majlinda, Nora dhe Loriana u stolisën me medalje të bronzta. Ndërkohë, Akil Gjakova u rendit i shtati në kategorinë e tij.

Për këtë sukses të Kosovës ka shkruar edhe Federata Ndërkombëtare e Xhudos, duke e lavdëruar punën e madhe të Kosovës, raporton Gazeta Express.

“Kosova vazhdon të mahnisë me katër medaljet e Mastersit. Krahasuar me numrin e pjesëmarrësve, është padyshim një nga vlerat më të mira për ekipin e tyre. Puna e bërë nga përzgjedhësi Driton Kuka është një model i llojit të vet”, ka shkruar sot Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Të gjithë xhudistët pjesëmarrës morën pikë olimpike në këtë Masters, të cilat do t’u ndihmojnë për renditje më të mirë para Lojërave Olimpike që do të mbahen në verën e këtij viti. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...