“F*ck you” – Lojtarët e PSG-së ankohen se gjyqtari holandez i shau

PUBLIKUAR

Lojtarët e Paris Saint-Germain janë ankuar se gjyqtari holandez Bjorn Kuipers i fyeu ata gjatë humbjes së skuadrës së tyre kundër Manchester City në Ligën e Kampionëve.

Manchester City e arriti finalen e parë në historinë e klubit, me rezultat të përgjithshëm 4:1 pas dy ndeshjeve, pasi Riyad Mahrez shënoi dy herë në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Etihad të martën, transmeton Gazeta Express.

 

Gjakrat u nxehën shumë kah fundi i ndeshjes dhe Angel Di Maria u përjashtua nga loja me karton të kuq pas një ndërhyrjeje josportive ndaj Fernandinhos.

Kjo e tensionoi edhe më shumë situatën dhe lojtarët e të dy skuadrave u përleshën para se Kuipers t’i qetësonte gjakrat.

“Gjyqtari i tha Leonardo Paredesit të ‘q*hej’, nëse ne do të thoshin një gjë të tillë, do të pezulloheshim me katër ndeshje”, tha Ander Herrera për RMC Sport pas ndeshjes.

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit nuk ishte i vetmi që u ankua, sepse një gjë të tillë e bëri edhe Marco Verratti.

“Ai më tha mua ‘q*ju’ disa herë”, tha mesfushori italian për RMC Sport.

“Nëse unë them ‘q*ju’ pezullohem me 10 ndeshje. Natyrisht se unë flas shumë me gjyqtarin, por kurrë nuk them ‘q*ju’”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...