Faturat e “kripura” të KEDS-it

PUBLIKUAR

Shumë konsumatorë po ankohen se KEDS-i u ka dërguar fatura të shtrenjta të energjisë elektrike për muajin tetor, pavarësisht përgjysmimit të shkallës së TVSH-së.

Qeveria e Kosovës muaj më parë ka marrë vendim që TVSH-ja për rrymën të përgjysmohet nga 16 në 8 për qind, duke synuar që të lirohen paksa faturat e energjisë elektrike për konsumatorët. Megjithatë, konsumatorët e KEDS-it thonë se faturat e rrymës vazhdojë të jenë të larta, madje më të larta se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur TVSH-ja paguhej 16 për qind.

Ilmi Rakovica, qytetar nga Prishtina, thotë se faturat e rrymës janë të papërballueshme për xhepin e tyre, përderisa, sipas tij, ulja e TVSH-së as që është vërejtur. Rakovica i akuzon KEDS-in se me vendosjen e njehsorëve digjitalë vetëm po i plaçkit konsumatorët.

“Sot e bëra një ankesë. Fatura më ka ardhur 62 euro. Po mendoj se është paushall, pasi që e njëjta vlerë po më vjen gjithnjë. Para disa muajve kam kaluar edhe në shtëpi të re po prapë po vjen shumë shtrenjtë. Çmimi i rrymës nuk po ulet as me ulje të TVSH-së”, ka thënë ai, duke shtuar se gjatë këtij muaji ka kursyer rrymën duke pasur parasysh aplikimin e tarifave të dimrit. /Zëri/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...