Por, në përgjigjen e OVL -UÇK-së, është konsideruar ndërhyrje në procesin gjyqësor propozimi për hartimin e një ligji të ri i cili nis një proces vlerësimi dhe verifikimi për të gjithë pjesëmarrsit e luftës çlirimtare.
“Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së nuk kanë qenë dhe nuk janë kompetente për vlerësim e verifikim, por janë të hapura për bashkëpunim….Neve na intereson që veteranët e luftës së UÇK-së të trajtohen dinjitetshëm, dhe do të ishte mirë që të hiqet neni që ua ndalon punësimin atyre”, thuhet në letrën e OVL UÇK-së, dërguar Kurtit.
Ndërsa propozimet e kryeministrit ishin këto:
“Të fillojmë menjëherë bashkërisht hartimin e një ligji të ri, i cili nis një proces vlerësimi e verifikimi për të gjithë pjesëmarrësit e luftës çlirimtare, me këtë ligj do të siguronim nxjerrjen e një liste të saktë të të gjithë atyre që kanë kontribuar në luftën çlirimtare.
Hartimi i ligjit dhe procesi i verifikimit të kryhet në një kohë sa më shpejtë.
Ndërkohë derisa të përfundojë procesi i ri, si mbështetje shtesë mund të ofrojmë përkrahje në punësimin e veteranëve përmes masave aktive të tregut të punës, duke subvencionuar një pjesë të pagës për një periudhë të caktuar”.
Letrat e plota mund t’i lexoni më poshtë: