Faton Klinaku: Nuk i frikësohem askujt, kam dhënë dëshmi kundër Gjykatës Speciale

PUBLIKUAR

Ushtruesi i detyrës së kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka treguar se ka dhënë dëshmi kundër Gjykatës Speciale.

Klinaku në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se nuk i frikësohet askujt që të tregojë se ka dhënë dëshmi.

“Nuk i frikësohem askujt. Dëshmi kam dhënë kundër kësaj gjykate në favor të mbrojtjes. Edhe pse e kam dhënë dëshminë, mua ende nuk më kanë ftuar ende të dëshmojë, me gjithë dëshirë kisha shku”, tha Klinaku.

Ai madje tha se nuk ka arsye pse krerët e OVL-UÇK’së të mbahen në paraburgim.

“Nuk kanë pas nevojë të mbahen në paraburgim, për skandalet që i kanë bërë vet”, tha Klinaku.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...