Fatmir Sejdiu tregon mesazhin që ia përcolli presidenti Ibrahim Rugova 10 ditë para vdekjes (Video)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu në prag të 13 vjetorit të vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, ka folur për raportet që ka pasur ai me këtë të fundit.

Sejdiu, në “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, ka rrëfyer për sëmundjen e Rugovës dhe momentet e fundit të jetës së Presidentit Historik.

“Kam takuar Rugovën për herë të fundit, dhjetë ditë para se ai të vdiste… Një mesazh i tij ishte që Kosova të mbante lidhjet e forta me shtet e fuqishme që na kishin ndihmuar, sidomos me SHBA-në, Gjermaninë, Britaninë e Madhe”, tha ai.

Ish-presidenti Sejdiu rrëfen se në momentet që sëmundja e Rugovës kishte avancuar, ky i fundit e kishte kuptuar më që nuk mund të vazhdojë t’u prijë proceseve të rëndësishme në atë kohë, e sidomos procesit me në krye Marti Ahtisarin.

“Më është përcjellë qëndrimi i tij për situatën që kemi pasur para vetës, sepse kishte filluar procesi i bisedimeve. Me Presidentin Ahtisaari ishin mbajtur një apo dy takime me Presidentin Rugova. Rugova kishte hyrë në një situatë të pamundësisë për të vazhduar më tutje me këtë proces. E di se personalitete të rëndësishme ndërkombëtare edhe ndonjë nga brenda kanë shkuar të bisedojnë me të me shqetësimin se çfarë do të bëjmë”, tha ai, përcjell Telegarfi.

SHIKO MË SHUMË

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...