Ish-presidenti i Kosovës, njëherësh Kryetari i Nderit i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka refuzuar të futet në listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Kështu me të filluar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm ai ka shpalosur arsyet e veta dhe ka braktisur mbledhjen, raporton periskopi
Madje ai nuk pranon të jetë as kryetar nderi më i kësaj partie.
Sejdiu është treguar kritik rreth shumë zhvillimeve që kanë ndodhur në LDK- në, prejse kjo parti udhëhiqet nga Isa Mustafa. Ai ka qenë edhe kundër koalicionit me PDK-në.
Për koalicionet e fundit që ka bërë kjo parti, ai ka thënë se duhet të bëhen koalicione parimore dhe nuk pret rezultatet të mira.
Sejdiu tha se ka deputetët që janë lënë jashtë listës meqë kanë qenë kundërshtar të liderit të kësaj partie, Isa Mustafës./ Periskopi


