Strasbourg – Ish-udhëheqësi i Partisë së Pavarur në Mbretërinë e Bashkuar (UKIP), Nigel Farage, akuzoi BE-në se po e trajton Britaninë si peng dhe se po sillet si “mafia”.
“Ju po silleni si mafia. A mendoni se ne jemi peng. Ne nuk jemi. Ne jemi të lirë për të shkuar”, tha Farage, ndërsa deputetët e Parlamentit Evropian përgatiteshin për të votuar “vijat e kuqe”, që nuk duan të kalojnë në negociata për Brexit, e që shkaktoi nënqeshje dhe pakënaqësi në mesin e deputetëve të tjerë.
Fjalimi i tij u ndërpre nga Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, duke deklaruar se “është e papranueshme” që Farage e krahason Parlamentin me mafian, transmeton AFP.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, më herët kishte propozuar që britanikët duhet të paguajnë “llogarinë e shkurorëzimit” nga BE-ja në shumën pre 50 miliardë funtave britanike./GazetaExpress/.


