Familjes nga Lipjani do t’i ndërtohet shtëpia e re – ka nevojë për ta mobiluar (Foto)

PUBLIKUAR

Një familje nga Ribari i Madh, komuna e Lipjanit pritet të bëhet me shtëpi të re, falë iniciativës së disa nënave.

Bëhet fjalë për një familje skamnore, e cila, sipas asaj që ka shkruar një lexuese e Telegrafit, kishte kërkuar disa herë ndihmë nga Komuna dhe shteti, por asnjëherë nuk kishte marrë ndonjë përgjigje.

“Përveç ndihmës sociale, nuk kanë marrë asgjë tjetër”, ka bërë të ditur lexuesja e Telegrafit.

Ajo ka bërë të ditur se për një kohë të gjatë, kjo familje kanë jetuar në një dhomë, e cila paraprakisht ishte shfrytëzuar si ahër për kafshët.

Këtë iniciativë e ka mbështet grupi i nënave në Facebook si “SHES/Fal gjëra për të rritur dhe për fëmijë” dhe po ashtu “Supernënat”.

Sipas njërës nga iniciueset për të ndihmuar këtë familje, Anita Xhabiri, deri më tani janë grumbulluar mjetet për ndërtimin e shtëpisë.

“Janë grumbulluar disa mjete, por ato mjaftojnë vetëm për ta ndërtuar shtëpinë. Besojmë që do të ketë vullnetmirë që të kontribuojnë në mobilimin e saj”, ka thënë ajo.

“Mendoj se këto iniciativa do të vazhdojnë tutje duke e parë kërkesën e shumicës së nënave që nuk ndalën së ndihmuari këto familje skamnore që janë lënë anash nga shteti apo përgjegjësit e këtyre institucioneve”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/

s111

s222

s333

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...