Familja shqiptare merr lajmin e kobshëm: Vajza e zhdukur para 3 javësh gjendet e varur në një pishë

PUBLIKUAR

Një 17-vjeçare është gjetur e varur, 3 javë pasi i ati denoncoi në polici largimin e saj nga banesa.

Tragjedia familjare ka ndodhur në fshatin Gdheshtë të Kukësit dhe ende nuk dihen arsyet që e çuan të renë drejt aktit ekstrem.

Përmes një njoftimi për mediat, policia lokale bëri të ditur se “në vijim të kërkimeve për gjetjen e shtetases A.H., të shpallur në kërkim, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Pistë, në kodër, është gjetur e varur me litar në një pishë. A.H., 17 vjeçe banonte në fshatin Gdheshtë por u gjet e varur në Pistë.

Adoleshentja ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 02.09.2017, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Kukës, babai, shtetasi B.H, ku ka denoncuar largimin nga banesa.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, si dhe dyshohet të jetë vetëvarur. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, tha policia e Kukësit. /opinion.al/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...