Familja Shala shumë shpejt pritët të bëhet me shtëpi të re.
Kjo familje qe disa kohë jeton në shtëpi të ndryshme duke u strehuar, transmeton LipjaniNews.com
Ishte LipjaniNews të cilën raportoi për këtë familje qysh me datë 25/08/2016, nga atëherë mënyra e jetesës për familjen Shala mori ndryshime.
Lexo po ashtu: http://lipjaninews.com/2016/08/familja-shala-qe-perkohesisht-jeton-ne-ribar-te-madh-kerkon-ndihme-per-ndertimin-e-shtepise-foto/
Vajza e vogël e Mërgimit, Learta, vuan nga një sëmundje që njihet si “Epilepsia”. Kjo familje po jeton në një shtëpi e cila nuk është e tyre por që dita ditës po afron koha për tu larguar.
Sot, këtë familje e vizitoi biznesmeni njëherit edhe kryetari AKR-së në Lipjan, Sabit Pacolli ku ndihmoi këtë familje me 5000 euro për ndërtimin e shtëpisë në fshatin Kraishtë ku dhe iu është ndarë një pjesë e tokës.
“Të gjithë jemi pjesë të barabartë të shoqërisë, çdo fëmijë do ta gëzoj buzëqeshjen dhe të jetë i lumur, juve ju uroi ta gëzoni shtëpinë e re duke sjell begati dhe të mirat në jetë”, tha Paclli, transmeton LipjaniNews.com
Ndërkaq ai pohoi se për këtë familje ka kontribuar edhe Armend Uka nga Mitrovica me 500 Euro.
Ndërsa, Mërgim Shala u shpreh i lumtur për këtë duke thënë se kjo është një ndër të cilën është mundur gjatë gjithë jetës.
Ai falënderoi Sabit Pacollin dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij që ndihmuan atë, transmeton LipjaniNews.com
Iniciatori i gjithë kësaj nisme për ta ndërtuar shtëpinë e Mërgimit, ishte Ilir Zani nga fshati Zllakuqan i Lipjanit i cili qëndroj afër kësaj familje gjatë gjithë kohës.



