Familja ortodokse serbe nga Beogradi pranon fenë islame (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Çifti bashkëshortor Novakoviq nga Beogradi, bashkë me dy fëmijët e tyre, kanë braktisur fenë ortodokse dhe janë konvertuar në fenë islame.

Pranimin e fesë islame familja katëranëtarëshe nga Beogradi e ka bërë të premtën në Xhaminë e Novi Pazarit para imamit dhe xhematit të shumtë.

Siç raporton portali “SanxhakPress”, çifti bashkëshortor serb, Bojan e Natasha dhe djemtë e tyre Filipi dhe Ognjeni e kanë thënë ‘shehadetin’ përpara imamit të xhamisë Asmir Crnovrshanin, transmeton Telegrafi.

Pas pranimit të islamit çifti bashkëshortor ka marrë emrat mysliman Ismail dhe Edina, kurse djemtë janë pagëzuar me emrat Esad dhe Hamza.

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Novi Pazarit, Asmir Crnovrsanin thotë se kjo familje i është kthyer fesë së vetme të vërtetë, islamit.

Ai gjithashtu ka thënë se ky nuk është rasti i parë i konvertimit nga feja ortodokse në atë islame dhe shpreson se do të ketë gjithnjë e më shumë të atillë që do ta pranojnë fenë e vërtetë.

Pas pranimit të fesë islame u bë edhe kurorëzimi i çiftit bashkëshortor në sipas sheriatit.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...