Familja gjermane thotë se trupi i djalit të vdekur iu kthye pa organe

PUBLIKUAR

Një baba i mërzitur është ende në kërkim të përgjigjes pasi thotë se trupi i djalit të tij i është kthyer pa shumicën e organeve. Mike Mansholt ishte vetëm 17-vjeçar kur shkoi në pushime pa prindërit në vitin 2016, por përderisa po qëndronte në Maltë, ai u zhduk dhe trupi i tij u gjet pas tetë ditësh.

Kur hetuesit e gjetën trupin, raportohet se ai nuk kishte thyerje por i mungonin disa organe. As hetimet e mëvonshme në Gjermani nuk kishin arritur ta përcaktojnë zyrtarisht shkakun e vdekjes. Trupit i ishin hequr këpucët dhe bicikleta e djaloshit ishte gjetur disa metra larg tij.

Kur familja e pranoi trupin, ata e vërejtën se ai ishte shumë i lehtë. Kufoma u dërgua për analizim në spitalin e Hanoverit për ta zbuluar më mirë se çka i mungonte trupit të tij. Babai i djaloshit tha se trupit të tij i mungonte zemra, truri, mushkëritë, mëlçia, pankreasi, gjëndrat e adrenalinës, veshka e djathtë, fshikëza dhe lukthi.

Sipas rezultateve të autopsisë së autoriteteve gjermane, nuk kishte dëshmi se organet ia ka ngrënë ndonjë kafshë dhe u zbulua se trupi ishte balsamosur. Prindërit po kërkojnë përgjigje për tërë këtë tragjedi dhe për organet e hequra nga trupi i djalit të tyre, shkruan “Ladbible”, transmeton Gazeta Express.

 

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...