Faktori ndërkombëtar e konsideron retorikën e ashpër të Selës si të dëmshme për Qeverinë

PUBLIKUAR

Ashpërsia e kryetarit të ASH, Ziadin Sela, në këto 10 ditët e fushatës zgjedhore e kanë shqetësuar shumë faktorin ndërkombëtar, transmeton Express.

Sulmet e pandërprera ndaj dy partnerëve të koalicionit qeverisës – BDI dhe LSDM kanë detyruar ambasadorët e vendeve mike në Maqedoni të analizojnë se çfarë po kërkon Sela dhe sa realisht mund të dëmtojë Qeverinë që me aq investim të madh, ndërkombëtarët po mundohen të ecë  përpara.

”Shqetëson fakti se LR-PDSH tashmë ka nisur të ashpërsojë fjalorin në fushata dhe kjo na bën me dije se ai, po ndjen shenjat e para të humbjes që Aleanca për Shqiptarët mund t’i ndodhë në këto zgjedhje. Dihet tashmë se Qeverinë e Zaevit e mbështesin të gjithë faktorët relevantë dhe, të njëjtit nuk do të lejojnë të dështojë, përkundër asaj se dy deputetët e Aleancës për Shqiptarët janë faktor të rëndësishëm në Qeveri”, thonë diplomatë në kushte anonime.

Megjithatë, njohësit e çështjeve politike thonë se problemi duket të jetë më i thellë.

”Është interesant fakti se, RDK me aq pak vota dhe me më pak fuqi se Aleanca për Shqiptarët arriti të marrë poste të shumta, madje mbi 40 për qind të posteve të LR-PDSH-së, që më në fund – Sela të prish koalicionin. Tani, kërkesat e aktivistëve dhe strukturave janë më të mëdha, sidomos kur e kemi parasysh fushatën, gjë që Sela nuk mund të bëj asgjë konkrete”, thonë njohësit e rrjedhave politike, të cilët shtojnë se fuqia jo e madhe e Selës në Strugë dhe e ministrit Arben Taravari në Gostivar, sidomos tani pas përkeqësimit të marrëdhënieve edhe me Lëvizjen BESA, po bën që Sela të gabojë pothuajse në secilën paraqitje para elektoratit shqiptarë./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...