Fajtori më i madh për lodhje në punë pas ngrënies!

PUBLIKUAR

Gjatë kohës së pauzës keni ngrënë racionin tuaj dhe jeni të gatshëm për t’u kthyer në punë, mirëpo problemi qëndron që shpesh 20 minuta pas ngrënies fillon të të hapet goja ose të gogësini dhe t’ju flihet gjumë.

Është mesdita por edhe gjysma e kohës së punës është para jush, ndërkaq ndieni lodhje pas ngrënies? Është fakt ngushëllues që nuk duhet të brengoseni, sepse ndjenja e lodhjes pas ngrënies është normale.

Lodhja e pasdites pas ngrënies: Ushqimi të cilin e keni ngrënë

Nëse hani racion me ushqim i cili përmban shumë triptofane, trupi juaj mund të prodhojë më shumë serotoninë (një aminoacid që ndihmon në rregullimin e gjumit), gjë që çon deri te ndjenja e lodhjes.

Gjumë i pamjaftueshëm

Trupi i cili nuk ka pushuar mjaftueshëm, do të ndiejë lodhje pa marrë parasysh a keni ngrënë apo jo.

Mungesa e ushtrimeve

Ushtrimi fizik i rregullt (madje edhe shëtitja e shpejtë) ndihmon që të jeni zgjuar gjatë orëve të zgjimit. Nëse tashmë një pjesë të ditës e kaloni ulur, ka gjasa që më parë, gjatë dhe pas racionit të ndiheni të përgjumur dhe letargjik. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...