Fadil Sopa : 7 Vëllezërit Center u garanton për mishin

PUBLIKUAR

Në Kosovë ditëve të fundit është folur shumë rreth skandalit të mishit të importuar të cilën u gjet me afat të skaduar.

LipjaniNews ka kontaktuar Drejtorin e 7 Vëllezërit Center në Lipjan, Fadil Sopa ku ka folur rreth cilësisë së mishit të cilën e shesin ata.

Sopa ka thënë se mishi i cili shitet tek 7 Vëllezërit Center është shumë i freskët dhe se e përpunojnë vetë ata.

“Ne kemi kuzhinën më të madhe në Lipjan, ku ushqehen qindra qytetar çdo ditë, ne vetë bëjmë therjen e gjedhave, dhe bëjmë përpunimin e mishit, prandaj mishi tek ne është shumë i freskët, po ashtu bëjmë therjen të vazhdueshme thuajse çdo 3-4 ditë, është më kualitet se çdo kund tjetër”, tha Sopa.

Sopa ka shtuar duke thënë se 7 Vëllezerit Center ju garanton për mishin të cilin e shesin.

“Ne garantojmë çdo konsumator se mishi i cili është blerë tek ne, është me cilësi të lartë dhe ne garantojmë për këtë”, pohoi ai.

“Ne vazhdimisht i nënshtrohemi inspektimit, dhe asnjëherë nuk ka pasur asnjë vërejtje rreth cilësisë së mishit”, shtoi Sopa.

/LipjaniNews/

 

SHIKO MË SHUMË

Aksident i rëndë në rrugën Shtime – Lipjan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte, në segmentin Shtime – Lipjan. Aksidenti ndodhi...

Vdes zyrtari Policor Enver Zogaj

Ka vdekur zyrtarit policor Enver Zogaj. Me këtë rast Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti...

Vidhet kisha në Lipjan, hajnat marrin 50 euro

Një rast vjedhjeje është raportuar në rrugën “Shën Flori” në Lipjan. Sipas raportit 24-orësh të...