‘Facebook-fushata’

PUBLIKUAR

Ditëve të fundit rrjetet sociale janë vërshuar nga fotot e kandidatëve për deputetë që po garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 11 qershor të këtij viti.

“Facebook”-u dhe “Instagram”-i janë dy nga rrjetet sociale që kandidatët kosovarë për deputetë janë kujdesur që të jenë prezentë vazhdimisht. Ky promovim në rrjetet sociale parasheh që vetëm një kandidati për zgjedhje t’i kushtojë mesatarisht 1000 euro përgjatë 10 ditëve të fushatës, ndërsa një partie me mijëra euro, shkruan “Zeri”. 

Faton Sopa, partner në kompaninë “Manaferra”, ka thënë për “Zërin” se megjithëse nuk ka të dhëna zyrtare nga rrjetet sociale që do të linte të kuptohej diçka e tillë, duke u nisur nga përvojat e kaluara në industri dhe rritjes së madhe të konkurrencës në rrjete sociale për të kapur audiencën në këtë kohë fushate, mund të supozohet se një kandidati për zgjedhje promovimi në rrjete sociale do t’i kushtonte mesatarisht 1000 euro përgjatë 10 ditëve të fushatës.

“Këto shpenzime shkojnë kryesisht për promovim të postimeve vetanake, si aktivitetet ditore të fushatës, thirrjet për votim, ndikimi i opinionit publik, transmetimi i drejtpërdrejtë i tubimeve dhe shpërndarja e artikujve promovues të portaleve. Kjo e fundit është investim që kryesisht bëhet tek mediet të cilat postojnë artikuj-lajme të sponsorizuara në faqet e tyre të ‘Facebook-it’”, thotë Sopa. ..​

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...