Explorer ST 2020 tërësisht i ri, SUV-i më i fuqishëm nga Ford (Foto)

PUBLIKUAR

Versioni Explorer Hybrid, ishte një befasi e pa pritshme

Kohëve të fundit, Ford ka bërë të ditur ekzistencën e modelit Explorere tërësisht të ri, që lansohet gjatë vitit 2020, transmeton Telegrafi. Pak para se të fillojë Detroit Auto Show, u shpalos kjo makinë, që thuhet të jetë SUV-i më i fuqishëm që Ford e ka prodhuar ndonjëherë.

Derisa modeli bazë Explorer ST, është në dispozicion vetëm me djegie të brendshme, befason versioni Explorer Hybrid, që e ka edhe këtë opsion shumë të kërkuar së fundmi.

Derisa Ford është duke e rritur linjës e makinave SUV të elektrifikuara, siç prezantimi i pa pritshëm i Edge ST, kësaj radhe kemi një makinë shumë të fuqishme.

Për Explorer ST është siguruar motori me 3.0 litra që prodhon 400 kuaj fuqi, duke i mundësuar që të arrijë shpejtësi maksimale prej 230 kilometrave në orë. Të njëjtën fuqi nuk e ka edhe versioni hibrid, që prodhon vetëm 318 kuaj fuqi.

Ende nuk janë dhënë specifikat e çmimit, por dihet se modeli bazë Ford Explorer ST 2020, do të kushtojë 32,765 dollarë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...