Everton synon transferin e Umtiti

PUBLIKUAR

Samuel Umtiti nuk është në planet e klubit katalunas këtë sezon

Mbrojtësi francez mund të largohej edhe gjatë verës por nuk kishte blerës derisa ai duhet të pret këtë afat të dimrit. Kështu mund të largohet pasi që sipas disa mediave në Angli, Umtiti është duke u kërkuar nga Ancelotti dhe Evertoni.

Trajneri italian e shef fituesin e Botërorit si një prej më të mirëve në mbrojtje pas rikuperimit të formës së tij. “I madhi Sam” thuhet se nuk gjeti vend në Barcelonë për shkak të një dëmtimi që e pati në gju. Edhe pas dy vjetëve dhe tani i palënduar, Ronald Koeman nuk i ka dhënë atij asnjë minutë të ri gjatë këtij sezoni.

Barça kishte rekomanduar operim, por Umtiti nuk deshi ta bëj këtë. Tani, vlera e tij thuhet se është 12 milionë euro edhe pse Barcelona do të ndihmonte largimin e tij pasi që ai është një prej futbollistëve që ka pagë të madhe në skuadër. Në vend që t’ia zvogëloj pagën atij, Barça mund ta shet atë.

Francezi këtë verë ishte afër huazimit në Lyon. Por, Barça dëshiroi shkëmbim të tij me Memphis Depay një gjë që solli të ndërprerja e negociatave dhe Umtiti qëndroi në Barça, me të cilën skuadër ka kontratë deri më 2023. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...