Evakuohet kulla e Eiffelit për shkak se një person tentoi të ngjitej në të

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Kulla e famshme e Eiffelit në Paris është evakuuar të hënën pasi që një person tentoi që të ngjitej në pjesët e metalike të strukturës.

Llogaria zyrtare në Twiter për kullën e famshme, njoftoi se dyert janë të mbyllura “deri në një njoftim tjetër”, raporton Euronews, transmeton Gazeta Express.

Personi filloi të ngjitej në orët e pasdites, dhe besohet se ai u ngjit në një lartësi relativisht të lartë.

Ekipet e shpëtimit u thirrën në vendin e ngjarjes menjëherë pasi filloi aksidenti.

Zjarrfikësit nga grupi i shpëtimit dhe intervenimit kishin asistuar në operacionin për shpëtimin dhe largimin e personit.

Vizitorëve iu bë thirrje që ta shtyjnë vizitën e tyre në këtë kullë, ndërsa ata që qëlluan në kullë gjatë kohës sa ndodhi ngjarja, u bllokuan brenda saj për një kohë të gjatë.

Kjo nuk është hera e parë që dikush tenton që të ngjitet në “Zonjën e Hekurt” të Parisit. Një tentim i tillë ishte bërë edhe në vitin 2015, kur një person u ngjit në mes të natës, por ai arriti vetëm në katin e parë, për shkak se policia e ndaloi.

Rekordin për ngjitje nga struktura në kullën Eiffel e mban Alain Robert, i cili u ngjit deri në maje të kullës në vitin 1996, për vetëm 45 minuta.

Kulla e Eiffel u ndërtua nga Gustave Eiffel në vitin 1889, dhe këtë javë ka festuar 130 vjetorin e saj. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...