ISIS është i gatshëm të planifikojë sulme komplekse, me shumë objektiva, të shpejtë dhe efektivë. Përveç Francës dhe Belgjikës, cak i sulmeve të ISIS’it janë të gjitha vendet që janë aleate me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër terrorizmit
Shteti Islamik (ISIS) ka shumë mundësi që të nisë sulme të reja terroriste në Bashkimin Evropian, bazuar në raportimet e Europol’it, që ka cituar burimet e tij të inteligjencës.
Bazuar në këto raportime, xhihadistët, sulmet në Evropë planifikojnë t’i kryejnë me metodat të cilat i kanë përdorur në Irak dhe Siri, transmeton Express.
Duke iu referuar informatave nga Europol, ISIS në sulmet e tyre në shtetet e BE’së do të plaçkitin, kurdisin bomba në automjete dhe do të kidnapojnë.
Sipas burimeve të inteligjencës, Shteti Islamik ka grumbulluar disa grupe në Siri, të cilat do të dërgohen në shtetet e Bashkimit Evropian për të kryer disa sulme.
“Vlerësimet nga shërbimet e inteligjencës zbulojnë se në Siri janë formuar grupe, të cilat do të kryejnë sulme në Evropë, të dirigjuara nga ISIS”, bën të ditur Europol.
“Armët automatike me shumë mundësi do të jenë zgjedhja e terroristëve, meqenëse ato janë lehtë të qasshme në vendet fqinje të BE’së, posaçërisht në Ukrainë dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe, si rrjedhojë e kësaj mund të rritet blerja e tyre ilegalisht, që rrezikon të ardhmen e afërt”, ka shtuar Europol në raportet e tyre.
“ISIS është i interesuar që të përdorë armë kimike dhe në grupet e formuar do të përfshijnë edhe njerëz, të cilët më parë kanë qenë të lidhur me rrjetet e armëve kimike nga Iraku dhe Libia”, kanë thënë autoritetet e Europol’it
“Ekspertët e terrorizmit janë të shqetësuar se Libia mund të përfshihet në pranverën e dytë arabe nga ana e ISIS’it për të kryer sulme në Evropë dhe regjionin e Afrikës Veriore” kanë shtuar ata.
ISIS është i gatshëm të planifikojë sulme komplekse, me shumë objektiva, të shpejtë dhe efektivë. Përveç Francës dhe Belgjikës, cak i sulmeve të ISIS’it janë të gjitha vendet që janë aleate me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër terrorizmit, përfundon Europol’i /Express/


