EULEX-i të shfrytëzohet për shtrirje të sovranitetit në veri (Video)

PUBLIKUAR

Kur EULEX-it i kanë mbetur edhe 12 ditë deri në përfundim të mandatit, negocimi për vazhdimin e mandatit të këtij misioni është duke vazhduar mes Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i ka thënë Tribuna Channel përmes postës elektronike se meqenëse mandati i EULEX-it përfundon në 14 qershor, BE dhe Kosova janë duke finalizuar diskutimet rreth prezencës së EULEX-it, përtej qershorit.

Këtë e ka thënë edhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, përmes telefonit, duke mos dhënë më shumë detaje rreth asaj se çfarë qëndrimesh ka paraqitur pala kosovare e as ajo e BE-së.

Këto negociata në fakt është duke i udhëhequr presidenti, Hashimi Thaçi. Edhe pse Tribuna Channel ka provuar që të marrë më shumë detaje, Zyra e të parit të vendit nuk i është përgjigjur interesimit të televizionit.

Ndërkohë, këshilltari politik i kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu, ka thënë se gjetja e formës më adekuate për bartjen e përgjegjësive nga EULEX-i në duart e institucioneve të Kosovës është thelbi i përpjekjes në bisedime, por edhe konkretizimi i jetëgjatësisë së këtij misioni në Kosovë.

Sipas tij, qeveria e Kosovës është për bashkëpunim me EULEX-in dhe ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe më tutje.

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...