EULEX-i mbron me policë Nazim Bllacën

PUBLIKUAR

EULEX-i ka konfirmuar dërgimin e disa policëve në Burgun e Dubravës për të garantuar siguri për Nazim Bllacën.
Misioni i BE-së për sundim të ligjit ka thënë se këtë e ka bërë pas marrjes së disa shqetësimeve për pasiguri në pavijonin D, dedikuar dëshmitarëve të dënuar dhe të paraburgosur.

Konfirmimin e ka bërë ditën kur “Koha Ditore” ka raportuar për një incident në mes të Nazim Bllacës, që është dëshmitar kundër Azem Sylës dhe Sami Lushtakut.

Zëdhënësja e misionit, Dragana Nikoliq – Solomon, ka thënë se EULEX-i nuk e ka marrë nën kontroll pavijonin, por vetëm po ofron mbështetje.

EULEX-i është rikthyer në Burgun e Dubravës për shkak të një takimi në mes të Nazim Bllacës dhe Sami Lushtakut. Takimi i tyre është cilësuar incident i rëndë.

 

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...