​EULEX-i dënon “sulmin e pakuptimtë” në Shtërpcë

PUBLIKUAR

hefi i misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark ka thënë se “EULEX-i dënon sulmin e pakuptimtë të sotëm kundër një të riu dhe një djali në Shtërpcë dhe u uron shërim të shpejtë”

Përmes një postimi Wigemark ka thënë se EULEX-i dënon “sulmin e pakuptimtë të sotëm kundër një të riu dhe një djali në Shtërpcë dhe u uron shërim të shpejtë”.

“Mendimet tona janë me familjet e tyre dhe komunitetin lokal. Në të njëjtën kohë, ne përgëzojmë policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe arrestimin e një të dyshuari”, ka shkruar shefi i misionit të EULEX-it.

“EULEX-i dënon sulmin e pakuptimtë të sotëm kundër një të riu dhe një djali në Shtërpcë dhe u uron shërim të shpejtë. Mendimet tona janë me familjet e tyre dhe komunitetin lokal. Në të njëjtën kohë, ne përgëzojmë @Kosovo_Police për reagimin e shpejtë dhe arrestimin e një të dyshuari”, thuhet në postimin e shefit të misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark në Twitter.

Dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, janë plagosur këtë të premte në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, pasi në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.

I dyshuari për këtë rast, A.K. i moshës 33 vjeçar, është identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shiroka Pula dhe kryeministri Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti, ka bërë...

Musliu: Vajzat duhet të kenë pronë njësoj si djemtë, prindërit të mendojnë edhe për të ardhmen e tyre

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka komentuar rëndësinë e barazisë mes vajzave dhe...

Haxhiu: Ligji për Specialen duhet t’u shërbejë krerëve të UÇK-së në Hagë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka...