Është 18 vjeç por duket si 60. Semi nxiton të realizojë ëndrrat e tij

PUBLIKUAR

timthumb

Semi Baso është një djalë 18-vjeçar por duket rreth 60 vjeç. Ai vuan nga simptoma e mplakjes së parakohshme, një sëmundje që  prek çdo fëmijë në 4-8 milion. Baso peshon rreth 20 kg dhe është i gjatë 1.38 metra. Ka sy të vegjël, fytyrë të pushtuar nga rrudhat dhe pa flokë. Ai është fëmija më jetëgjatë nga të prekurit e tjerë.

Pikërisht për kwtë 18-vjeçari e shijon  jetën sikur ajo të ishte dita më e bukur dhe mbi të gjitha ai nuk ndalet së ëndërruari. Shtatorin e kaluar ëndrra e tij më e madhe u bë realitet. Ai dëshironte që të bënte një udhëtim të gjatë. Semi shoqërohet gjithmonë nga prindërit e tij, Laura e Amerigo dhe nga shoku i klasës, Richardi.

Së bashku me familjen dhe mikun e tij, Semi, përshkoi Amerikën nga Chicago në Los Angels, duke kaluar nëpër peizazhet e Monument Valley, Grand Canyon dhe Las Vegas. ‘Udhëtimi Semi’, sot është bërë një dokumentar emocionues, prodhuar nga “Stand By Me” nga Simona Ercolani për National Geographic Channel, e cila do të  transmetohet në Nat Geo Pople, çdo të martë në orën 21:00 të mbrëmjes, duke nisur me 16 dhjetor.

Historia nis me ditën e diplomimit të Semit deri në përfundim të udhëtimit të tij.  Ai më në fund e ktheu ëndrrën në realitet dhe ata që do të shohin seritë e emisionit do të përjetojnë udhëtimin me sytë  e protagonistit.

Normalisht që përjetimet janë parë në një këndvështrim tjetër nga kuriozi Sem,  i cili është një djalë auto-ironik inteligjent por edhe i vetëdijshëm për fizikun e tij të dobët. Seritë e dokumentarit “ Udhëtimi  i Semit, flasin për sfidat e  fundit të tij.

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...