Eros Dibra me ekspozitë në Sheffield

PUBLIKUAR

20140725145054232600

Mes artistëve pjesëmarrës në këtë “trampolinë” artistike është edhe artisti shqiptar Eros Dibra, krahas Aaron Oldenburg, Ally Clark, Ben Sloat, Chris Fielder, Chris Shaw dhe Helen Naylor.

PRISM është një nga organizatat më të mëdha të artit në Sheffield e cila merr hapësira përgjatë gjithë qytetit dhe i mbush ato me artin bashkëkohor.

PRISM është bashkuar këtë herë me Millenium Gallery dhe sot hapin ekspozitën “PRISM Tramlines Weekender”, ku përgjatë tri ditëve do të ekspozohen punime të disa artistëve nga Evropa. Tramlines është një prej cikleve artistike në qytetin e Sheffield dhe kështu mbledh artistët të cilët lëvizin me ekspozitën e tyre në tema të lira e të ndryshme artistike.

Mes artistëve pjesëmarrës në këtë “trampolinë” artistike është edhe artisti shqiptar Eros Dibra, krahas Aaron Oldenburg, Ally Clark, Ben Sloat, Chris Fielder, Chris Shaw dhe Helen Naylor.

20140725145040371

Artisti Eros Dibra nuk rend pas detajeve të konsumuara piktorike, dhe nuk fshihet pas fasadave të figurave të mëdha.

Ai pikturon realitete që zakonisht kalojnë përmes ëndrrës dhe zhgjëndrrës, përmes emocionit, që mbetet peng i pritshmërisë e durimit për t’ia dalë punës në krye. Ky konstatim estetik është ABC-ja me të cilën mund të kontaktojmë me pikturat e Eros Dibrës. / KultPlus.com

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...