Erikseni i përgjigjet ofertave nga Manchester United dhe Arsenal

PUBLIKUAR

Christian Eriksen e ka hedhur poshtë mundësinë t’i bashkohet Manchester Unitedit apo Arsenalit, megjithëse po e kërkon largimin nga Interi në janar.

Arsyeja e refuzimit të ofertave nga dy gjigantët e Premierligës është se mesfushori danez e parapëlqen Paris Saint-Germainin, transmeton Gazeta Express.

Erikseni ka qenë titullar në vetëm pesë ndeshje për Interin deri tani këtë sezon, për shkak se trajneri Antonio Conte shpesh parapëlqen të luajë me formacion 3-5-2 pa mesfushori sulmuesi siç është ish-ylli i Tottenhamit.

Shefi ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta, e pranoi muajin e kaluar se danezi mund të largohet në janar.

Sipas La Gazzetta dello Sport, 28-vjeçari i ka disa oferta për t’u larguar nga Interi dhe prioriteti i tij është pikërisht ky, duke qenë se dëshiron të luajë më shumë.

PSG-ja, Manchester Unitedi dhe Arsenali janë të interesuara për të, por Erikseni e parapëlqen kalimin në kryeqytetin francez./

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...