Eriksen i dërgon një video një vajze të vogël që i nënshtrohet të njëjtit operacion si të tij

PUBLIKUAR

Mesfushori i Interit, Christian Eriksen e ka dërguar një video mesazh për vajzën nëntë vjeçare e cila do të bëjë të njëjtin operacion si të tij. “Jam i sigurt se do t’i kthehem jetës normale shumë shpejt pas kësaj, e di këtë”

Danezi kalapsoi kur zemra e tij ndali për disa minuta gjatë ndeshjes së Danimarkës kundër Finlandës në Euro 2020 në qershor por ai u ringjall në fushë nga stafi mjekësor. Ai ka një mjet që i është implantuar një ditë pas dhe e njëjta procedurë do të bëhet edhe të vajza e vogël angleze që quhet Evie.

Ajo e ka idol ish yllin e Tottenhamit, kështu që familja e saj i ka dërguar një letër që ai i është përgjigjur me një video-mesazh, të cilin ai e ka shpërndarë në Facebook.

“Tung, Evie, jam Christian. Faleminderit për letrën, e kam lexuar mbrëmë. Shpresoj që po ndiheni mirë dhe me plot besim po shkoni në operim. Nuk është argëtim të jesh në spital, por jam i sigurt që mjekët e dinë çfarë bëjnë dhe ata do të ndihmojnë”.

“Jam i sigurt që do t’i ktheheni jetës së juaj normale shumë shpejt, e di që po. Jam i sigurt që e njëjta do të ndodh edhe me ty.  Ua uroj gjërat më të mira dhe shpresoj që ndoshta ne do të shihemi bashkë në të ardhmen”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...