“Erë terrorizmi”, Erdogan për shpërthimin në Stamboll: Një grua ka pasur rol

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka aluduar në sulm terrorist, derisa ka folur në një konferencë për media pas shpërthimit tragjik në qendër të Stambollit.

“Përpjekjet për ta mposhtur Turqinë dhe popullin turk përmes terrorizmit do të dështojnë sot ashtu siç dështuan dje dhe siç do të dështojnë sërish nesër”, tha Erdogan në një konferencë shtypi, raporton Reuters.

“Njerëzit tanë mund të jenë të sigurt se fajtorët pas sulmit do të ndëshkohen ashtu siç e meritojnë”, tha ai, duke shtuar se informacionet fillestare sugjeronin se “një grua luajti rol” në shpërthim, përcjell Express.

“Vëzhgimet fillestare tregojnë se një grua ka pasur rol në shpërthimin në rrugën Istiklal të Stambollit”, ka deklaruar presidenti turk.

“Do të ishte gabim të thuash se ky është padyshim një sulm terrorist, por zhvillimet fillestare dhe inteligjenca fillestare nga guvernatori im është se ai mban erë terrorizmi”, tha Erdogan.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...