Erdogani shkarkon 10.000 shërbyes civilë, mbyll 15 mediume

PUBLIKUAR

Autoritetet turke i kanë shkarkuar më shumë se 10.000 shërbyes civilë, për shkak të lidhjeve të tyre të dyshuara me klerikun që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për orkestrimin e puçit të dështuar në korrik të këtij viti.

Mijëra akademikë, mësimdhënës dhe punëtorë shëndetësorë, janë në mesin e atyre të larguar nga puna përmes dekretit të ri për udhëheqje emergjente, i publikuar dje në Gazeten Zyrtare, ndërsa 15 mediume, shumica e të cilave kanë raportuar nga juglindja kryesisht kurde, janë mbyllur, transmeton Express.

Përmes dekreteve, zgjedhjet për të emëruar rektorë në universitete, po ashtu janë shfuqizuar.

Presidenti Tayyip Erdogan do t’i emërojë vetë rektorët në universitete, nga kandidatët që i nominon Bordi për Arsim të Lartë (YOK)

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...