Shërbimi Inteligjent i Turqisë (MIT) ka spiunuar ndaj qindra njerëzve në Gjermani, për të cilët ka dyshuar se ishin pjesë e lëvizjes anti-Erdogan.
Lajmi për spiunazh doli në shesh pasi shefi i MIT ia dorëzoi një listë me emra njerëzish shefit të Inteligjencës së Jashtme të Gjermanisë, Bruno Kahl, sipas mediave gjermane, transmeton Express.
Përveç adresave dhe numrave të telefonit, zyrtari turk po ashtu ka siguruar edhe fotografi të persona që inteligjenca turke i ka spiunuar.
Sipas mediave gjermane, shefi i MIT, Hakan Fidan, ia dorëzoi Kahlit listën me 300 njerëz dhe 200 organizata gjatë një konference të sigurisë në Munich në shkurt të këtij viti.


