Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka dorëzuar një ankesë në një gjykatë gjermane ndaj një vendimi i cili ka ndaluar pjesë të një poeme satirike për të, ka thënë një zëdhënës i një gjykate në Hamburg.
Ky rast i ka përkeqësuar marrëdhënies mes Berlinit dhe Ankarasë, transmeton Express.
Erdogan nuk është i kënaqur me vendimin e gjykatës dhe dëshiron që ajo t’i ndalojë edhe gjashtë rreshtat e fundit të poemës.
Në muajin shkurt, gjykata e mbajti në fuqi vendimin për ndalimin e pjesëve të poemës e cila sugjeron se Erdogan ishte përfshirë në shtazëri dhe se ka shikuar pornografi.
Komediani Jan Boehmermann e ka recituar këtë poemë në televizion marsin e vitit të kaluar


