Erdogan viziton sot Papa Françekun në Vatikan

PUBLIKUAR

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, pritet të takohet me Papa Françeskun gjatë ditës së sotme, në vizitën e parë të një lideri turk në Vatikan në 59 vjet.

Zyra e Erdoganit ka thënë përmes një deklarate se të dy do të bisedojnë për statusin e Jerusalemit, marrëdhëniet Turqi-Vatikan, për Sirinë, krizën e refugjatëve, terrorizmin, ksenofobinë dhe islamofobinë.

Autoritetet italiane kanë vënë ndalim për protesta në qendër të Romës, gjatë vizitës së Erdoganit dhe 3,500 policë janë vënë në detyrë.

Papa dhe Erdogan janë takuar për herën e fundit më 2014, pas vizitës së papës në Turqi, transmeton Evropa e Lirë.

Marrëdhëniet në mes të Turqisë dhe Vatikanit kanë qenë të tensionuara nga qershori i vitit 2016, kur papa Françesku e kishte cilësuar “gjenocid”, vrasjen e armenëve nga dora e trupave otomane gjatë Luftës së Parë Botërore.

Ankaraja kundërshton përdorimin e termit gjenocid për të përshkruar këto vrasje dhe ka reaguar duke akuzuar papën për shpërndarje të “gënjeshtrave”.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...