Erdogan u telefonon liderëve arabë dhe Putinit për t’i ulur tensionet mes fuqive arabe

PUBLIKUAR

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u ka telefonuar liderëve të Katarit, Rusisë, Kuvajtit dhe Arabisë Saudite, për t’i ulur tensionet, pasi që fuqitë arabe i ndërprenë marrëdhëniet me Katarin duke e akuzuar atë se po i përkrah militantët islamikë, njofton Presidenca e Turqisë.

“Rëndësia e paqes dhe stabilitetit rajonal është theksuar gjatë bisedimeve. Po ashtu, është theksuar edhe rëndësia e fokusimit në rrugën e diplomacisë dhe dialogut për t’i ulur tensionet aktuale,” ka thënë Presidenca turke, përcjell Express.

Dje, Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni i prishen marrëdhëniet me Katarin, duke e krijuar mosmarrëveshjen më serioze në vitet e fundit mes disa prej shteteve më të fuqishme të botës arabe.

Turqia ka marrëdhënie të mira me Katarin si dhe me disa nga fqinjët e saj të Gjirit Arab. Zv/kryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus, ka thënë para gazetarëve dje pas një mbledhjeje të kabinetit se Ankaraja dëshiron të ndihmojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

Pas bisedës mes Putinit dhe Erdoganit, Kremlini ka thënë se të dy liderët kanë bërë thirrje për dialog dhe kompromis.

Erdogan do të vazhdojë kontaktet rreth kësaj çështje

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...