Erdogan s’heq dorë nga plani për kthimin e dënimit me vdekje në Turqi

PUBLIKUAR

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se pas referendumit të 16 prillit, në të cilin pritet mbështetje e madhe për reformat kushtetuese në Turqi, në axhendën e Parlamentit do të jetë projektvendimi për futjen e dënimit me vdekje.

“Pas referendumit të 16 prillit… në axhendën e parlamentit do të gjendet projektvendimi për dënimin me vdekje”, ka thënë presidenti turk, përcjell Atsh.

“Devlet Bahçeli, kryetar i partisë opozitare MHP, thotë se e mbështet këtë. Edhe Binali Yildirim. Nëse nuk e kam kuptuar gabimisht edhe Kemal Kiliçdaroglu, kryetar i partisë opozitare CHP, ka thënë se do ta mbështesë propozimin. Nëse nuk e mbështesin, ne do të organizojmë edhe një referendum rreth kësaj çështjeje”, ka shtuar Erdogan.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...