Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë dje gjatë një tubimi në Diyarbakir se paqja nuk mund të vendoset me armë, duke iu referuar sulmeve të Partisë së Punëtorëve Kurdistian (PKK), të cilën Ankaraja e konsideron të jashtëligjshme.
“Përkrahësit e PKK-së tërë kohën po thonë ‘paqe’. A mund të vendoset paqja përmes armës? Ne jemi ruajtësit e paqes dhe demokracisë. Ne ju kemi dashur haptas, jo fshehurazi,” ka thënë Erdogan dje gjatë një tubimi për referendum në provincën juglindore Diyarbakir, transmeton Express.
Ai shtoi se PKK-ja nuk i do kurdët.
“Organizata terroriste PKK është duke e bombarduar atë që ne e kemi ndërtuar. Ata janë tradhtarë, qyqarë dhe nuk i duan vëllezërit e mi kurdë,” ka thënë Erdogan./Express/


