Erdogan: Nuk e çaj kokën pse Evropa më quan diktator

PUBLIKUAR

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar ‘Evropën për “ndihmë terrorizmit”, duke mbështetur PKK-në. Ai tha se nuk “e çan kokën nëse Evropa e cilëson diktator” kur godet grupin militant kurd dhe simpatizuesit e tij.

“Evropa në tërësi po e ndihmon terrorizmin. Edhe pse e kanë deklaruar PKK-në një organizatë terroriste, kjo është e qartë… E shohim se si PKK mund të veprojë aq lirshëm dhe lehtë në Evropë”, tha Erdogan.

“Unë nuk e çaj kokën nëse më thërrasin diktator, apo sidoqoftë tjetër. Hyn në njërin dhe del nga veshi tjetër. Me rëndësi është se si më quan populli im”, tha ai.

Turqia ka shkaktuar kritika ndërkombëtare pas arrestimeve, të premten, të udhëheqësve të partisë prokurde HDP, partisë së dytë më të madhe opozitare në parlament, në kuadër të hetimeve për terrorizëm. Qeveria e akuzon HDP-në për lidhjet me PKK, të cilat ajo i ka mohuar. /REL/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...