Erdogan: Myslimanët nuk duhet t’i kushtojnë vëmendje kontrollit të lindjes

PUBLIKUAR

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, sërish sot u ka bërë thirrje besimtarëve myslimanë që të kenë më shumë fëmijë, dhe që familjet myslimane nuk duhet të kufizohen sa i përket numrit dhe lindjeve të fëmijëve.

“Duam të shtohemi dhe të kemi sa më shumë fëmijë. Shumë njerëz po flasin për planifikim të popullsisë, kontrollin e lindjeve. Asnjë familje myslimane nuk duhet të ketë një qasje të tillë”, ka deklaruar Erdogan gjatë një fjalimi të mbajtur drejtpërdrejt në televizion, transmeton Telegrafi.

“Askush nuk duhet të ndërhyjë në punët e Perëndisë. Detyrimin më të madh e kanë nënat”, shtuar presidenti turk, raporton Reuters.

Erdogan është më parë kishte folur lidhur me çështjen e kontrollit të lindjes, duke shkaktuar reagime të ashpra të disa grupeve të grave dhe politikanëve të opozitës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...