Erdogan me akuza të rënda për Obaman dhe Merkelin

PUBLIKUAR

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka kritikuar ish-presidentin amerikan, Barack Obama dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, për shkak se, sipas tij, Obama kishte dështuar të vepronte në përputhje me marrëveshjen e arritur rreth Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve Kurdistain (PKK), dhe hezitimit të Merkelit për ta uruar atë në fitoren e ngushtë në referendumin e 16 prillit për ndryshime kushtetuese.

Sipas Erodgan, Administrata Obama e kishte mashtruar Turqinë rreth bashkëpunimit kundër PKK-së, transmeton Express.

Erdogan shtoi se pret marrëdhënie më të mira me administratën e re amerikane me Trumpin në krye.

“Me presidentin Obama kemi pasur një marrëveshje të përbashkët për PKK-në. Ama Obama na mashtroi. Nuk besoj se Trump do ta bëjë të njëjtën gjë,” ka thënë Erdogan në një intervistë për Al Jazeera.

Ndërsa, i pyetur rreth Merkelit, e cila s’ia ka uruar fitoren në referendumin që ia shton pushtetin atij, Erdogan ka thënë se kjo ishte shenj se ajo ndihet fajtore.

“Tani mund ta vlerësojmë këtë si ndërgjegje fajtore. Duhet ta pyesni atë për këtë, nëse keni rast,” ka thënë ai./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...