Erdogan ka një përgjigje për ata që e quajnë “diktator”

PUBLIKUAR

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një interviste për rrjetin televiziv, CNN, ka kundërshtuar edhe kritikat ndaj tij përmes të cilave ai është quajtur “diktator”, duke thënë se termi “diktator” ndaj tij është përdorur edhe para 14-15 vitesh, ndërkohë që nuk kishte një sistem të tillë.

Ndërsa duke theksuar se për të qenë diktator nuk është i nevojshëm të jesh patjetër president apo kryetar shteti, Erdogan në vijim ka shtuar: “Nëse thoni që nga kutitë e votimit del diktatori, kjo është një padrejtësi ndaj votuesve. Demokracia merr fuqinë e saj nga populli. Kësaj ne i themi vullneti i popullit. Çfarë të vendosë vullneti i popullit duhet të respektohet nga të gjithë. Po sikur të dilte ‘jo’, çfarë do të ndodhte? Unë nuk do të mund të thoja një gjë të tillë. Dhe e vetmja gjë që do thoja është respektimi i votës. Përse? Sepse është zgjedhja e popullit, për këtë arsye”, ka thënë Erdogan, shkruan AA.

Ndër tjerash, Erdogan ka folur edhe për marrëdhëniet me SHBA-të, gjegjësisht telefonatën e urimit nga presidenti Donald Trump, marrëdhëniet me BE-në dhe rreth çështjes së ekstradimit të Fetullah Gulenit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...