Erdogan i pamëshirshëm ndaj grupeve që kërkojnë qetësi: Paqen do ta paguajnë me çmimin më të rëndë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lipjanasi sulmon motren e tij, arrestohet

Sipas raporit Policisë bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari...

Mbahet Seancë Solemne në shënim të 14 qershorit, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit

Shënimin e kësaj dite përfaqësuesit e Komunës së Lipjanit, të prirë nga Kryetari Imri...

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan më 20 shkurt ka thënë se çështja e milicisë pro-regjim në Afrin të Sirisë është “mbyllur për momentin.”

Më herët, grupi pro-regjim që u përpoqën të hynin në Afrin të Sirisë u tërhoqën përpara se të arrinin në qytet pas një serie të të shtënave paraljamëruese.

Në një konferencë të përbashkët me homologun e tij maqedon Gjeorge Ivanov në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, Erdogan tha se përparimi në Afrin nga milicitë Shiite u ndërprenë pasi u granatuan, raporton “Hurriyet”, transmeton Periskopi.

“Ata u detyruan të ktheheshin, pas të shtënave të artilerisë. Kjo çështje është mbyllur për momentin,” tha ai.
“Dje, ne kemi pranuar të diskutojmë këto çështje me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe atë të Iranit Hassan Rohuani. Fatkeqësisht, ju e dini organizata të tilla terroriste kanë bërë hapa mbrapa (duke iu referuar kurdëve dhe ushtrisë pro-regjimit sirian),” tha Erdogan.
Më 20 shkurt, Erdogan foli me Putinin dhe Ruhanin mbi operacionet ushtarake turke që po i zhvillon kundër elementëve terroriste në Siri, veçanërsisht në Afrin dhe Idlib.
“Është e pamundur t’i japim një mundësi ndonjë organizate terroriste. Paqen ata do ta paguajnë me një çmim të rëndë,” shtoi ai.
Grupi pro-regjim është tërhequr 10 kilometra larg Afrinit, në veriperëndim të Sirisë.
Ndërkohë, Erdogan e mbështeti qëndrimin e Turqisë në grindjen e saj me Greqinë rreth ndryshimit të emrit të vendit.
“Ne kemi bërë qëndrimin tonë të qartë duke qenë vendi i parë që e njohim Maqedoninë me emrin e saj kushtetues dhe identitetin kombëtar dhe duke emëruar një ambasador,” tha ai.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...