Erdogan i kundërpërgjigjet shteteve arabe: S’i lëvizi trupat ushtarake nga Katari

PUBLIKUAR

Presidenti i Turqisë, Recep Erdogan, e ka hedhur poshtë sot kërkesën e shteteve të mëdha arabe që Turqia t’i largojë trupat ushtarake nga Katari, duke thënë se lista e tyre me ultimatume e kërcënon sovranitetin e vendit të Gjirit.

Duke folur pas faljes së namazit të Fitër Bajramit, Erdogan e ka quajtur si mungesë respekti kërkesën dhe ka thënë se Turqia nuk do t’i kërkojë leje tjerëve kur të bëjë marrëveshje për bashkëpunim rreth mbrojtjes, transmeton Express.

“Të kërkosh që Turqia t’i largojë ushtarët është fatkeqësisht mos respekt ndaj Turqisë,” ka thënë ai.

Ai ka insistuar se Turqia do të vazhdojë ta përkrahë Katarin kundër sanksioneve të shumta me të cilat është përballur qëkur disa vende arabe vendosen në fillim të këtij muaji që ta izolojnë Katarin mbi dyshimet se e përkrah terrorizmin dhe Iranin./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...