Erdogan: Edhe ekonomia turke është e kërcënuar nga sulmet terroriste

PUBLIKUAR

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se ekonomia e vendit ndodhet nën një sulm terrorist të ngjashëm me valën e sulmeve të dhunshme që e kanë goditur Turqinë në muajt e fundit.

Duke folur para administratorëve të fshatrave, Erdogan iu ka kërkuar qytetarëve që të vazhdojnë ta shesin dollarin dhe euron në mënyrë që ta luftojnë kërcënimin ndaj ekonomisë turke, transmeton Express.

Më shumë se 30 sulme të mëdha kanë ndodhur në Turqi, që fillimisht janë lidhur me militantët kurdë dhe të Shtetit Islamik (ISIS). Pasiguria, bashkë me paqëndrueshmërinë politike që kulmin e arriti me një tentim puç në korrik të vitit të kaluar, kanë pasur një ndikim të madh në ekonomi.

Monedha turke arriti pikën më të ulët ndonjëherë kundër dollarit gjatë kësaj jave.

Ndërkohë, Erdogan ka thënë: “Nuk ka dallim se ku përqendrohen qëllimet, mes një terroristi me revole dhe bombë në duar dhe një terroristi që ka dollar, euro dhe kamata interesi.”/Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...